Në "Giuseppe Sinigaglia" Como u mposht 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Vendasit e Fabregas nuk ia dolën të mbanin dot epërsinë e golit të Nico Paz, i cili u shënua në minutën e 30-të. Duhej goleadori Retegui me dopietën e tij në minutat 56 dhe 70 për t'i dhënë tri pikë djemve të Gasperinit. Për Atalantën në fushë gjatë gjithë ndeshjes ishte Berat Gjimshiti. Kështu, pas katër ndeshjeve pa fitore në Serie A, 'La Dea' rikthehet te suksesi dhe me 46 pikë mban pozitën e tretë në renditje.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli përmbys 2-1 Juventusin dhe mban kreun e Serie A! Atalanta fiton pas katër ndeshjeve, i falet Reteguit
S.Dh/ReportTv.al