Rey Manaj

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

23 Prill, 09:48| Përditesimi: 23 Prill, 09:49

  • Share

Rey Manaj ka bërë sërish protagonistin në Turqi. Sulmuesi i Sivasspor ka shënuar golin e 17-të në kampionat dhe të 21 sezonal. Për raundin e 33-të të Superligës, Sivasspor barazoi 2-2 me Fenerbahce dhe zbehu ëndrrën e këtyre të fundit për titullin, paçka se matematikisht gjithçka është e hapur.

Me ndeshjen që ishte 1-2 dhe Sivasspor po humbiste, Rey Manaj u kujdes të kthente në gol një penallti në minutën 90+4, për t'i dhënë një pikë të tijve. Sivasspor me 45 pikë mban vendin e dhjetë, ndërsa Fenerbahce me 86 pikë është në vendin e dytë, katër pikë më pak se kryesuesit e Galatasaray.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?