Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është treguar deçiziv për ekipin e tij në Turqi. Sivasspor fitoi 2-0 kundër Antalyaspor dhe pas javës së 33-të e sheh veten jashtë zonës së rrezikut. 11 gola për Manaj këtë sezon.
Sfida nisi më mirë për Sivasspor që pa t'i anulohej një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e parë. Duhej minuta e 62-të që Radakovic të zhbllokonte ndeshjen, ndërsa Manaj në minutën e 75-të shënoi golin e qetësisë.
Në një top të kthyer nga portieri kundërshtar, Manaj goditi menjëherë dhe e ndali sferën në rrjetë për tri pikët e shpresës. Në javët e mbetura Sivasspor do provojë të mbajë veten jashtë zonës së rrezikut.
Komente
