Rey Manaj

VIDEO/ Rey Manaj shënon golin e parë sezonal në Turqi, del nga fusha i dëmtuar

14 Shtator, 16:47| Përditesimi: 14 Shtator, 16:57

  • Share

Sivasspor dhe Gaziantep barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për raundin e pestë në elitën turke të futbollit. Në këtë duel për vendasit shënoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares. Pas golit Manaj nuk mundi të vijonte ndeshjen, duke u zëvendësuar pas një lëndimi muskulor.

Përballja nisi mirë për Gaziantep, që gjeti golin me Maxim pas vetëm gjashtë minutave. Ndërkohë që për golin e barazimi mendoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares që edhe këtë sezon qëndroi te Sivasspor.

Duhej minuta e 37-të që një krosim nga këndi të shfrytëzohej nga lushnjari dhe me kokë të barazonte ndeshjen. Në pesë ndeshjet e këtij sezoni, Rey gjeti rrjetën e parë. Vetëm pesë minuta pas golit, Manaj la fushën i dëmtuar duke u zëvendësuar. Lëndimi duket muskulor dhe do jenë testet që do tregojnë edhe gradën e dëmtimit.

Kujtojmë se sezonin e shkuar Manaj shënoi në Turqi 22 gola, duke qenë sulmuesi i tretë më i mirë pas Dzekos dhe Icardit.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?