Supergoli i Rey Manajt nga goditja e dënimit

Sport

VIDEO/ Rey Manaj shkëlqen në Championsin e Azisë, shënon dy gola për Al Sharjah

16 Shtator, 12:03| Përditesimi: 16 Shtator, 12:07

  • Share

Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren dramatike të Al Sharjah 4-3 ndaj Al Gharafa në Champions League e Azisë. Sulmuesi i Kombëtares realizoi dy gola vendimtarë, duke i dhënë skuadrës fitoren në fund.

Al Gharafa kishte kaluar në avantazh të dyfishtë, por Manaj ngushtoi diferencat në minutën e 60-të. Fillimisht gaboi nga penalltia, por shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi, për t’i dhënë ekipit shpresë. Vetëm dy minuta më pas, Camara barazoi rezultatin në 2-2. Joselu riktheu ekipin nga Katari në avantazh me golin e tij të dytë personal, por në minutën e 91-të Manaj i mahniti të gjithë me një supergol nga goditja e dënimit, duke barazuar shifrat në 3-3.

Në fund, Igor Coronado shënoi për përmbysjen e madhe 4-3, duke i dhënë fitoren Al Sharjah. Me dopietën e fundit, Manaj ka shënuar gjithsej tre herë me fanellën e ekipit të ri, duke treguar se është përshtatur menjëherë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?