La Liga spanjolle e futbollit prodhoi rezultate interesante në javën e 30-të. Barazimi i kryesuesve të Barcelonës apo edhe humbja e Real Madrid i kanë dhënë një shans Atleticos që të rihapë garën për titullin kampion, paçka se mban vendin e tretë dhe është shtatë pikë larg kryesuesve katalanas.
Këtë të diel në "Ramon Sanchez Pizjuan" Sevilla vendase u përmbys 1-2 nga Atletico Madrid. Ishte Agoume që kaloi Sevillan në avantazh pas vetëm shtatë minutave lojë, ndërsa Alvarez barazoi nga penalltia në minutën e 25-të. Për suksesin e plotë të miqve nga Madridi mendoi Barrios, që shënoi në shtesën e tretë të ndeshjes pas asistit të Llorentes.
Pas javës së 30-të është Barça me 67 pikë që kryeson La Ligan, ndjekur nga Real Madrid me 63 pikë dhe më pas vjen Atletico me 60 pikë.
Komente
