Brescia barazoi 1-1 me Venezia për javën e 10 në Serie B në Itali. Protagonsit në këtë takim u bë edhe Emanuele Ndoj, mesfushori shqiptar që ka rifituar një vend në formacionin e "Dallëndysheve". Në minutën e 32 të ndeshjes, 25 vjeçari do dërgonte topin në rrjetë për golin e parë të takimit te vendasit.
Shqiptari përfitoi nga një aksion në vijën fundore, teksa ndoqi bukur topin për ta shtyrë në rrjetë pas pasimit final të Aye. Realizimi i Ndojit nuk u mbajt nga Brescia, që pësoi golin e barazimit në minutën e 87 me Crnigoj. Ndoji luajti 72 minuta në këtë duel, teksa ishte më i miri te Brescia. Me 17 pikë Brescia qëndron në vendin e gjashtë të klasifikimit, teksa Ndoj rinovi kontratën me dy vite në verën e shkuar.