Al Hilal i Arabisë Saudite befasoi kampionët e Amerikës së Jugut Flamengo (Brazil) për të arritur në finalen e Kupës së Botës për Klube me një fitore 3-2 në Marok, falë dy penalltive të Salem Al Dawsari dhe një goditjeje nga afër nga Luciano Vietto.
Al Dawasari zhbllokoi ndeshjen pas 4 minutash, ndërsa brazilianët gjetën barazimin në minutën e 20 me Pedro. Fraksioni i parë ishte shumë i luftuar, ndërsa Gerson u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën 45+3 duke lënë Flamengon me dhjetë lojtarë.
Al Hilal u rikthye në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e nëntë shtesë përsëri me Al Dawasari. Në pjesën e dytë Vietto çoi rezultatin në 1-3 në minutën e 70, ndërsa Pedro mbylli llogaritë me golin në minutën e 90+1.
Al Hilal kalon në finale për herë të parë në histori dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid-Al Ahly.