Armando Sadiku

Sport

VIDEO/ Rivalizon Uzunin, Armando Sadiku shënon golin e pestë në Spanjë

17 Tetor 2022, 17:33| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 17:36

  • Share

Armando Sadiku ka shënuar golin e pestë në La Liga 2 me Cartagena. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi 2-0 me Ibiza për javën e 11 në ligën e dytë të futbollit spanjoll, me elbasanasin që iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të dalë te goli.

31 vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u fut në fushë vetëm në minutën e 77. Në minutën e 83 sulmuesi ndoqi mirë aksionin dhe e dërgoi topin në rrjetë me kokë duke vulosur tri pikët. Goli i pestë për Sadikun këtë sezon, që rikthehet ai i dikurshmi. Duel shqiptarësh për kreun e golashënuesve në La Liga 2, me Uzunin që ka shënuar tetë gola me Granada duke mbajtur vendin e parë. Sadiku renditet në vendin e tretë me pesë realizime.

 

 
 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?