Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës dhe ish-ylli i Bayern Munichut ka treguar se nuk është vetëm magjik në fushë, por edhe i talentuar e komik jashtë saj.
Në një dalje të fundit, i ftuar në kanalin 'YouTube' të Rio Ferdinand, sulmuesi polak ndau një batutë për ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me një imitim fantastik që shkaktoi një 'ortek' të qeshurash te Ferdinand.
Gjatë bisedës, e cila përfshinte tema të tilla si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Lewandowski natyrisht duhej të kujtonte Guardiolën, i cili e drejtoi atë te Bayern nga 2014 deri në 2016. Tregimi i referohej një momenti dramatik në dhomën e zhveshjes para një ndeshje.
"Mbaj mend gjatë gjithë javës që po përgatiteshim të luanim në një mënyrë të caktuar. Ishim në fushë, po ngroheshim dhe pastaj u kthyem në dhomën e zhveshjes dhe ai hyri ”, tha Lewandowski.
Në atë moment, Lewandowski mori tiparet e Guardiolës, duke ngritur krahët dhe duke imituar tonin dhe sjelljet e trajnerit.
"Djema, djema, djema!"- bërtiti me zërin e tij të fortë si Guardiola për ndryshimin e taktikës. " Uluni, uluni, uluni! Djema, djema, djema! Dëgjoni, dëgjoni, dëgjoni !". Ferdinand nuk e përmbajti dot të qeshurën.
Robert Lewandowski on how Pep Guardiola talks about tactics: pic.twitter.com/RkajOKkRWE
— Players Sayings (@PlayersSayings) November 21, 2024