VIDEO/ Roma cinike në 'Olimpico', kryeqytetasit kalojnë Milanin në Serie A

20 Shkurt 2023, 09:52| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 13:12

  • Share

Roma fitoi 1-0 me Veronën për javën e 23-të në Serie A. Mbrëmjen e së dielës në "Olimpico" vendosi goli i Solbakken në minutën e 45-të të ndeshjes, me djemtë e Mourinhos që marrin tri pikë dhe kalojnë Milanin në kreun e renditjes.

Dueli ishte i vështirë për Romën, me miqtë nga Verona që mbrojtën mirë deri në fundin e pjesës së parë. Do duhej e 45 minutë që një asist i Spinazzola të shfrytëzohej nga Solbakken, me norvegjezin që shënoi golin e parë me ekipin e ri duke i dhënë tri pikë të tijve. Në këtë përballje Kumbulla qëndroi në stol.

Pas 23 javëve në Serie A, Roma me 44 pikë mban vendin e tretë duke lënë pas Milanin. Në krye Napoli me 62 pikë, ndjekur nga Inter me 47 pikë. Verona me 17 pikë mban vendin e 18-të në renditje.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?