Roma shijon suksesin

VIDEO/ Roma fitore me përmbysje në 'Olimpico', në çerekfinalen e Kupës e pret derbi me Lazion

4 Janar, 10:25| Përditesimi: 4 Janar, 10:26

  • Share

Roma bëri me 'zemër' tifozët e saj në 'Olimpico', pasi për një moment u mendua edhe eliminimi nga Kupa e Italisë. Për fazën e 1/8, skuadra e Mourinhos fitoi 2-1 me vështirësi me Cremonesen, skuadër kjo që luan në Serie B.

Ishin miqtë që falë golit të Tsadjout në minutën e 37-të mbyllën pjesën e parë në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me ankthin e Romës, që edhe pse minutat kalonin nuk po dilte te goli, kjo edhe pas rastit të humbur me portën bosh nga El Shaarawy.

Duhej minuta e 77-të që Lukaku të barazonte ndeshjen dhe më pas Dybala nga penalltia në të 85 minutë të gjente golin e përmbysjes për 2-1. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Roma do përballet me Lazion në derbi.

Deri në këto momente janë konfirmuar tre duele në këtë fazë. Lazio - Roma, Atalanta - Milan dhe Bologna - Fiorentina. Frosinone pret sot çiftin Juventus - Salernitana për të mësuar kundërshtarin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?