Në 'Arena Garibaldi', vendasit e Pisas nuk mundën të merrnin një pikë përballë tifozëve të tyre, teksa u mposhtën 0-1 nga Roma. Ndeshja ishte me raste, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 55-të që të besuarit e Gasperinit të gjenin golin. Pasimi i Ferguson u godit bukur nga Soule, me sferën që fundin e udhës e pati në rrjetë. Në dy javët e para, Roma ka dy fitore për gjashtë pikë dhe këtë sezon duket një ekip sulmues.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli i falet Anguissas në limite, Soule nderon Romën! Atalanta ndalet sërish me Gjimshitin në fushë
S.Dh/ReportTv.al