Në "Fortuna Arena" në Çeki, Slavia e Pragës fitoi 2-0 kundër Romës, duke befasuar skuadrën e Mourinhos. Për grupin G të Europa League, Slavia shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke marrë kreun paçka se ka pikë të barabarta me Romën. Pjesa e parë ka qenë pa gola, ndërsa gjithçka u vendos në fraksionin e dytë. Ishte Jurecka që në minutën e 50-të zhbllokoi gjithçka, ndërsa Masopust në të 74 minutë shënoi golin e qetësisë për djemtë e Tripisovskyt.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Roma, Liverpool dhe Ajax humbasin në Europa League! Fitojnë Leverkusen dhe Villarreal, Berat Gjimshiti i jep tri pikë Atalantës
S.Dh/ReportTv.al