Në "Red Bull Arena" në Austri, RB Salzburg fitoi 1-0 me Romën për ndeshjen e parë kualifikuese në fazën e 1/16 të Europa League. Ndeshja u vendos nga goli i Capaldo në minutën e 88-të, me djemtë e Mourinhos që marrin një goditje të fortë në arenën europiane. Dueli i kthimit në "Olimpico" do vendos edhe skuadrën e kualifikuar për më tej. Në përballjen e Europës, Kumbulla te Roma ishte në stol dhe nuk u preferua nga Mourinho.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rezultate surprizë në Europa League, ngecin Juventus dhe Roma! Barcelona dhe United shënojnë 4 gola
S.Dh/ReportTv.al