Roma 2-1 Bilbao

Sport

VIDEO/ Roma përmbys 2-1 Bilbaon në aktin e parë, tifozët shkëlqejnë në 'Olimpico'

7 Mars, 09:11| Përditesimi: 7 Mars, 12:46

  • Share
— Juez Central (@Juezcentral) March 7, 2025


Në "Olimpico", Roma fitoi 2-1 me përmbysje kundër Athletic Bilbaos. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Inaki Williams shënoi për spanjollët në minutën e 50-të. Vendasit do reagonin shpejt dhe pas gjashtë minutash Angelino do vendoste ekuilibrat. Miqtë mbetëm me një lojtar më pak në minutën e 85-të, me Alvarez që doli jashtë pas dy kartonave të verdhë. Duhej shtesa e tretë që festa të pushtonte stadiumin, aty ku Shomurodov gjeti golin e përmbysjes për vendasit. Spektakël në stadium nga tifozët, të cilët kishin shkuar në tribuna me nga një flamur të Romës, duke dhuruar një atmosferë fantastike.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Anglezët dështojnë në Europa League, Roma fiton me përmbysje! Rangers befason Mourinhon, Lazio triumf me 9 lojtarë


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?