Sport

VIDEO/ Roma 'zhyt' Sampdorian në fundin e tabelës, kapiteni i jep tri pikë romanëve

17 Tetor 2022, 20:30| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 10:28

  • Share

Roma fitoi 0-1 në transfertë me Sampdorian, për javën e 10 në Serie A. Një gol i kapitenit Pellegrini në minutën e nëntë nga penalltia bëri që miqtë e Mourinhos të merrnin pikët e plota nga një transfertë që nuk pa diferencën e vendeve në klasifikim.

Prekja me dorë në zonën vendase bëri që arbitri Di Bello të akordonte 11 metërsh edhe me ndihmën e VAR, të kthyer në gol nga kapiteni i Romës. Me këtë fitore Roma shkon në vendin e katërt me 22 pikë, duke marrë fitoren e tretë radhazi në Serie A. Nga ana tjetër Sampdoria me vetëm tre pikë qëndron në vendin e fundit të Serie A, duke i bërë nisjen më të keqe kampionatit në vitet e fundit. Edhe ndryshimi i trajnerit dhe ulja e Stankovic në stol nuk i ka shkundur "dorianët".

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?