Portieri Tafas i Kukësit

Sport

VIDEO/ Roveshata e kapitenit mposht Partizanin, Kukësi tri pikë shprese në shtëpi

24 Shkurt 2023, 15:32| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 15:33

  • Share

Kryendeshja e ditës në "Kukës Arena" foli për vendasit. Kukësi mundi 1-0 Partizanin për javën e 23-të në Superligë, teksa vendosi goli i Gjelbrim Taipit. Minuta e 22-të e ndeshjes ishte vendimtare, teksa një aksion nga e majta e sulmit bëri që Taipi të dërgonte topin në rrjetë më roveshatë. Megjithë ndërrimet dhe sulmet, Partizani nuk ia doli që të dalë te goli, duke marrë humbje pas dy fitoreve. Me 37 pikë Partizani mban vendin e dytë, teksa Kukësi me 28 pikë gjendet në vendin e tretë nga fundi (8).


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kukësi ul me 'këmbë në tokë' Partizanin, Egnatia fiton në Ballsh! Erzeni barazon me Laçin (RENDITJA)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?