Ylber Ramadani

VIDEO/ 'Rrezikova të vdisja', rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

16 Maj, 22:34| Përditesimi: 16 Maj, 22:36

  • Share

Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”

Më 23 prill Leçe lëshoi ​​një komunikim zyrtar mjekësor.  

Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit."

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?