Një aeroplan civil, një Fouga Magister, u rrëzua në det këtë të premte në periferi të një shfaqjeje në Patrouille de France

VIDEO/ Rrëzohet avioni gjatë paradës ajrore në Francë, gjendet trupi i pajetë i pilotit

16 Gusht, 19:42| Përditesimi: 16 Gusht, 21:21

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Francë, kur një avion privat humbi papritur lartësinë dhe ra në det. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë shfaqjes ajrore të Patrullës së Francës, sipas mediave vendase.

Trupi i pajetë i pilotit të Fouga Magister që u rrëzua në det, u gjet pak orë pasi avioni u rrëzuar. Bëhej fjalë për Didier B., 65-vjeç, "një pilot i shquar i Mirage 2000 ".

Në një video të publikuar në rrjete sociale, avioni shihet duke rënë në det, mes dhjetëra varkave.

Sipas mediave franceze, bëhet fjalë për një avion privat, një Fouga Magister, i përdorur nga forcat ajrore nga viti 1964 deri në 1980.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?