Pamje kur piloti qëndroi për 9 orë në moçalin e rrethuar me krokodilë

VIDEO/ Rrëzohet avioni në Florida, piloti qëndron për 9 orë në moçalin e rrethuar me krokodilë

6 Nëntor 2023, 12:11| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 12:12

  • Share

Një pilot jetoi 9 orë në agoni në krahun e avionit të tij, i cili u rrëzua në një moçal të Everglades, Florida për t’i shpëtuar aligatorëve.

Avioni me një motor u rrëzua gjatë uljes në një zonë të largët të populluar me aligatorë të Everglades rreth orës 4 të mëngjesit por kaluan disa orë para se autoritetet të njoftoheshin për rrëzimin dhe të nisnin operacionin e kërkim-shpëtimit, raporton New York Post.

Kur ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje, ata gjetën pilotin duke qëndruar në krahun e avionit, me këmbën e mbështjellë me një fashë të improvizuar që kishte bërë nga rrobat e tij. Avioni ishte pothuajse i zhytur në moçal.

Ai më pas është dërguar në spital për shkak se kishte disa lëndime të lehta. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?