VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, ministri noton për 12 orë për të dalë në breg

22 Dhjetor 2021, 12:39| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 12:41

  • Share

Ministri i Rendit të Madagaskarit notoi për gati 12 orë për të arritur në breg pasi helikopteri me të cilin udhëtonte ra në det. Në bordin e helikopterit ishin 4 persona, nga të cilët mundën të mbijetonin vetëm dy, mes të cilëve edhe ministri. Pas ngjarjes ministri Serge Gelle u shfaq në një video i shtrirë dhe i veshur me uniformë kamuflazhi duke thënë se "nuk kishte ardhur ende koha për të vdekur".

Ministri malagazian Serge Gelle dhe i mbijetuari tjetër, një oficer policie, kishin notuar rreth 12 orë deri në breg pasi helikopteri i tyre u rrëzua në bregun verilindor të ishullit. Ndërsa dy personat e tjerë në bord rezultojnë të zhdukur, ku autoritete shprehen se gjasat e mëdha janë që të jenë mbytur. Dy pasagjerët e zhdukur ishin gjithashtu anëtarë të policisë së Madagaskarit.

Ministri po udhëtonte për në vendin ku ishte mbytur një anije ku humbën jetën 39 persona. Anija kishte 130 pasagjerë në bord, nga të cilët 45 janë shpëtuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?