Rusia së fundmi ka humbur edhe një aeroplan tjetër luftarak në një incident. Megjithatë, forcat anti-ajrore ruse kanë goditur objektivat e gabuara gjatë ditës së sotme, ku mbrojtja ajrore ruse rrëzoi sërish aeroplanin e saj.
Raportohet se piloti ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në një spital në Donetsk. Kjo nuk është hera që rusët qëllojnë objektivat e tyre, ku në kaluarën kanë sulmuar gabimisht llogoret e ushtarëve të tyre, raporton tabloidi britanik Dailymail.
Nëse konfirmohet, incidenti do të përfaqësonte herën e dytë brenda një jave që forcat e Vladimir Putinit kanë rrëzuar aeroplanin e tyre luftarak, diçka që është kritikuar ashpër si një tjetër shembull i paaftësisë ushtarake.
Në Telegram forcat anti-ajrore shkruajtën: "Falë Zotit, këtë herë piloti mbijetoi."
Besohet se është hera e pestë që një avion ushtarak rus është rrëzuar gjatë konfliktit Ukrainë-Rusi. Më 29 shtator, një avion i tipit Su-35 82 milionë paund u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore S-300 mbi Tokmak në rajonin e Zaporizhzhia. Në atë incident, thuhet se mbeti i vrarë piloti.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në funeralin e një ushtari ukrainas! Rusia sulmon me raketa, 51 të vrarë
S.S/ReportTv.al