Mohamed Salah

Sport

VIDEO/ Salah e pranon: Po, ky është viti im i fundit me Liverpool

4 Janar, 11:27| Përditesimi: 4 Janar, 11:29

  • Share

Pas tetë vitesh dhe tetë trofeve të fituar (deri tani), Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool në fundin e sezonit. Në një bisedë për Sky Sport egjiptiani pranoi se askush në klub nuk e ka ftuar për të rinovuar.

Kjo do të thotë se pas tetë vitesh (firmosi me Liverpool në verën e 2017) ai do largohet nga "Anfield" me tetë trofe, mes tyre Champions League dhe Premier League.

“Unë me të vërtetë dua të fitoj Premier League me Liverpoolin këtë sezon. Është viti im i fundit tek ky klub, kështu që unë dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Askush nga klubi nuk ka folur me mua për çështjen e kontratës, nuk ka asnjë lajm”, u shpreh Salah.

I pyetur nëse beson vërtet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në klub, ai shtoi:  “Deri më tani, po. Janë gjashtë muajt e fundit.  Nuk ka asnjë përparim. Ne jemi shumë larg çdo përparimi. Pra, ne vetëm duhet të presim dhe të shohim", tha egjiptiani.

Asgjë nuk është përfundimtare dhe fjalët e Salah ka gjasë të dëgjohen në ishull, me Liverpool që nuk do donte largimin e tij pas këtij sezoni të mrekullueshëm me Arne Slot në stol.

Egjiptiani ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 17 herë këtë sezon, në 26 ndeshjet e të gjitha kompeticioneve.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?