Serie A e futbollit zhvilloi sot katër ndeshje për vazhdimin e javës së 19-të. Në 12:30 Sampdoria humbi 0-1 nga Udinese. Miqtë nga Friuli shënuan vetëm në fundin e takimit për tri pikë të arta. Në 15:00 Monza barazoi 1-1 me Sassuolon, në 18:00 Spezia humbi 0-2 me Romën dhe në 20:45 Juventusi barazoi 3-3 me Atalantën.
Në stadiumin "Luigi Ferraris" në Genoa, Sampdoria vendase humbi 0-1 me Udinesen. Goli i Ehizibue në minutën e 88 të ndeshjes ishte vendimtar, me djemtë e Sottil që marrin vendin e shtatë në klasifikim me 28 pikë. Sampdoria e Stankovic qëndron në vendin e parafundit me vetëm nëntë pikë.
Në stadiumin "Alberto Picco", Roma fitoi 0-2 me Spezian. Për javën e 19-të në Serie A, djemtë e Mourinhos dolën më pikë të plota nga një transfertë jo e lehtë. Në këtë duel ka shkëlqyer Dybala, me "diamantin" e Romës që ka asistuar te të dy golat. El Shaarawy në minutën e 45 dhe Abraham në të 49 minutë vendosën ndeshjen. Roma me 37 pikë mban momentalisht vendin e katërt, teksa Speznia me 18 pikë qëndron në vendin e 15-të.
Juventus dhe Atalanta barazuan 3-3 në javën e 19-të të Serie A. "Zonja e Vjetër" për të dytën ndeshje nuk ia del të marrë pikët e plota, teksa pas humbjes 5-1 në Napoli, barazon në shtëpi me Atalantën. Heqja e 15 pikëve nga drejtësia sportive për "plusvalencat" ka bërë që edhe lojtarët në fushë të duken më këmbët më të rënda. Lookman shënoi dopietë për miqtë në minutat 4 dhe 53, teksa më herët Juventus përmbysi golin e parë me Di Maria dhe Milik. Maehle shënoi për Atalantën, ndërsa Danilo barazoi për 3-3. Atalanta me 35 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Juventus me 23 pikë qëndron në vendin e nëntë.
Serie A, e diel - java 19-të:
Sampdoria 0-1 Udinese
Monza 1-1 Sassuolo
Spezia 0-2 Roma
Juventus 3-3 Atalanta
Renditja: