Festa pas golit të Gabbiadinit

VIDEO/ Sampdoria surprizon Sassuolon, 'dorianët' i largohen fundit

4 Janar 2023, 15:34| Përditesimi: 4 Janar 2023, 15:36

  • Share

Sampdoria fitoi 1-2 në transfertë me Sassolon për javën e 16-të. Në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia "dorianët" e Stankovic e kanë nisur vitin 2023 mbarë, duke u larguar disi nga fundi i tabelës. Ndeshja u hap në minutën e 25 me Gabbiadini, teksa Augello në të 28 minutë dërgoi shifrat në 0-2. Do duhej minuta e 64 e ndeshjes që Berardi të rihapte ndeshjen për 1-2, teksa goli në fundin e ndeshjes shërbeu sa për statistika. Me 16 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të, ndërsa Sampdoria shkon në kuotën e nëntë pikëve duke lënë fundin e tabelës.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Interi fiton me Napolin dhe rihap Serie A, Milan dhe Sampdoria e nisin mbarë 2023! Roma bën detyrën, Juventus tri pikë në 'frymën e fundit'


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?