Sassuolo fitoi 1-0 me Atalantën për javën e 21 në Serie A. Goli i Lauriente në minutën e 55 të takimit vendosi gjithçka, me Nedim Bajramin që debuton me ekipin e ri dhe merr tri pikë duke mundur Gjimshitin në derbin e shqiptarëve. Berati e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa Bajrami u fut në fushë në minutën e 67 duke zëvendësuar Matheus. Te Atalanta dy kartona të kuq për Maehle dhe Muriel. Pas javës së 21, Atalanta me 38 pikë qëndron në vendin e gjashtë, teksa Sassuolo me 23 pikë qëndron në vendin e 15-të.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Roma dy gola për vendin e tretë, Bajrami fiton 'derbin e shqiptarëve' me Gjimshitin
S.Dh/ReportTv.al