Serie A është në ditën e dytë për javën e 22-të të kampionatit. Spektakli i futbollit italian nisi në 12:30, me Udinesen dhe Sassolon që barazuan 2-2. Bologna humbi 0-1 me Monza-n, teksa në 18:00 Juventus fitoi 1-0 me Fiorentinën.
Në "Dacia Arena", Udinese vendase barazoi 2-2 me Sassuolon. Protagonist te miqtë ishte edhe Nedim Bajrami, afrimi i fundit i merkatos së janarit. Shqiptari "gatoi" golin e barazimit 2-2, teksa autogoli i Perez i jep një pikë skuadrës së Sassuolos. Ndeshja nisi mirë për vendasit, që shënuan me Udogie që në minutën e parë. Sassuolo u kundërpërgjigj me Henrique në minutën e gjashtë, teksa në minutën e 12-të Bajrami zuri vendin e Berardit. Në të 28 minutë Bijol kaloi sërish në avantazh Udinesen, ndërsa në fundin e pjesës së parë miqtë barazuan për 2-2. Një krosim nga e djathta e sulmit nga Bajrami, bëri që Perez të dërgonte sferën në portën e tij. Me 30 pikë Sassuolo mban vendin e tetë, ndërsa me 24 pikë Sassuolo mban vendin e 15-të.
Juventusi fitoi 1-0 me Fiorentinën për javën e 22-të në Serie A. "Zonja" merr fitoren e dytë radhazi pas heqjes së 15 pikëve nga drejtësia sportive dhe për momentin mban vendin e nëntë në renditje. Bardhezinjtë iu falën golit të Rabiot në minutën e 34, me francezi që shënoi pas asistit të Di Marias. Në pjesën e dytë VAR anulloi dy gola për punë milimetrash. Vlahovic në të 59 shënoi për Juventus, me pozicionin që ishte jashtë loje, teksa fat të njëjtë edhe për Castrovillin që barazoi duelin por goli u anullua pas konsultës me VAR. Me 29 pikë Juve gjendet e nënta në renditje, teksa Fiore me 24 pikë mban vendin e 14-të.
Serie A - java 22:
E diel
12:30 Udinese 2-2 Sassuolo
15:00 Bologna 0-1 Monza
18:00 Juventus 1-0 Fiorentina