Festa e Taulant Seferit me shokët e ekipit

Sport

VIDEO/ 'Selam' për Sylvinhon, Taulant Seferi shënon dy gola dhe jep asist në Turqi

6 Tetor, 09:33| Përditesimi: 6 Tetor, 09:35

  • Share

Taulant Seferi po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë. Sulmuesi shqiptar është në formë të jashtëzakonshme me Bodrumspor në Ligën e Parë turke, duke u konfirmuar si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.

Në ndeshjen e fundjavës ndaj Hatayspor, e cila përfundoi me fitoren bindëse 5-0, Seferi ishte protagonisti absolut. Sulmuesi shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, duke udhëhequr ekipin drejt një triumfi spektakolar.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 5-të, kur Seferi asistoi për Dumanlin. Më pas, Fredy dhe Brazao shtuan epërsinë, përpara se shqiptari të vuloste pjesën e parë me dy gola të shpejtë në minutat 39-të dhe 44, duke kompletuar dopietën personale.

Falë këtij performimi, 28-vjeçari nga Kumanova ka arritur në kuotën e 7 golave dhe 3 asisteve në 9 ndeshje, duke u renditur mes lojtarëve më produktivë të kampionatit.

Pavarësisht formës, Seferi nuk është përfshirë në listën e trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet e tetorit që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Serbisë (11 tetor në Leskovac) dhe Jordanisë (14 tetor në Tiranë).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?