Goli i Marvin Çunit

VIDEO/ Serie A e dashuruar pas sulmuesit shqiptar, Marvin Çuni i hap sfidë yllit të Interit për golin më të bukur

8 Dhjetor 2023, 13:42| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 13:45

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares dhe Frosinones në Serie A, Marvin Çuni është në garë për golin më të bukur të muajit nëntor në elitën e futbollit italian. 22-vjeçari i shënoi Empolit në fitoren 2-1 të të tijve, teksa realizimi me takë dhe "alla Ibrahimovic" ka bërë që Çuni të sfidojë Dimarcon.

Ylli i Interit i shënoi Frosinones një gol nga mesi i fushës gjatë nëntorit dhe për këtë Serie A ka hapur një votim për të gjetur se kujt do i shkojë çmimi. Kujtojmë se Çuni ia doli të merrte një ftesë dhe të luante disa minuta për Kombëtaren, në fitoren 2-0 që kuqezinjtë morën në miqësoren me Bullgarinë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?