Serie A ka zhvilluar sot ndeshjet e javës së 11-të. Në 12:30. Udinese ka humbur në shtëpi 1-2 me Torinon. Aina në minutën e 14 dërgoi miqtë në avantazh, teksa 12 minuta më vonë Deulofeu vendosi ekuilibrat në fushë. Kur duket se peshorja anoi nga vendasit, Pellegri në të 69 minutë shënoi golin e dytë për Torinon, duke i dhënë tri pikë skuadrës së Juric. Me 14 pikë Toro shkon në vendin e nëntë, teksa Udinese mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë. Bologna fitoi 2-0 me Leccen falë golave të Arnautovic dhe Ferguson.
Atalanta humbi 0-2 me Lazion në javën e 11 në Serie A. Në Bergamo për vendasit u rikthye në fushë edhe Berat Gjimshiti që mungonte prej dy muajsh për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke mos evituar humbjen e të tijve. Golat për Lazion u shënuan nga Zaccagni në minutën e 10-të, teksa Felipe Anderson në minutën e 52 shënoi golin e qetësisë dhe "vulës" për tri pikët. Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 24 pikëve, aqsa ka edhe Atalanta. Skuadra e Sarrit i merr vendin Atalantës për shkak të golavarazhit.
Napoli ka mposhtur 0-1 Romën në "Olimpico" për javën e 11 në Serie A. Goli i Osimhen në minutën e 81 vendosi ndeshjen, me skuadrën e Spallettit që merr fitoren për t'u shkëputur me tri pikë në krye të Serie A. Me 29 pikë, napoletanët lënë pas Milan që ka 26 pikë. Napoli vijon rekordin në Europë, duke qenë skuadra që nuk ka humbur ende këtë sezon.
Napoli ka mposhtur 0-1 Romën në "Olimpico" për javën e 11 në Serie A. Goli i Osimhen në minutën e 81 vendosi ndeshjen, me skuadrën e Spallettit që merr fitoren për t'u shkëputur me tri pikë në krye të Serie A. Me 29 pikë, napoletanët lënë pas Milan që ka 26 pikë. Napoli vijon rekordin në Europë, duke qenë skuadra që nuk ka humbur ende këtë sezon.
Atalanta humbi 0-2 me Lazion në javën e 11 në Serie A. Në Bergamo për vendasit u rikthye në fushë edhe Berat Gjimshiti që mungonte prej dy muajsh për shkak të lëndimit. Mbrojtësi i Atalantës dhe Kombëtares u fut në fushë me nisjen e pjesës së dytë, duke mos evituar humbjen e të tijve.
Golat për Lazion u shënuan nga Zaccagni në minutën e 10-të, teksa Felipe Anderson në minutën e 52 shënoi golin e qetësisë dhe "vulës" për tri pikët. Me këtë fitore Lazio shkon në kuotën e 24 pikëve, aqsa ka edhe Atalanta. Skuadra e Sarrit i merr vendin Atalantës për shkak të golavarazhit.
Në 12:30 Udinese ka humbur në shtëpi 1-2 me Torinon. Aina në minutën e 14 dërgoi miqtë në avantazh, teksa 12 minuta më vonë Deulofeu vendosi ekuilibrat në fushë. Kur duket se peshorja anoi nga vendasit, Pellegri në të 69 minutë shënoi golin e dytë për Torinon, duke i dhënë tri pikë skuadrës së Juric. Me 14 pikë Toro shkon në vendin e nëntë, teksa Udinese mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë.