VIDEO/ Sërish incident në Basketboll, drejtoresha e Tiranës ia hedh fanellën mbi kokë arbitrit pas humbjes ndaj “Besëlidhjes” së Lezhës

23 Prill 2023, 18:20| Përditesimi: 23 Prill 2023, 18:25

  • Share

 “Besëlidhja” e Lezhës në basketboll, ekipi i meshkujve, ka fituar sfidën e dytë ndaj Tiranës në ndeshjen e dytë të serisë së finale. Rezultati 80-73 ndaj bardhebluve i ka bërë lezhjanët që të jenë një hap larg të shpallurit kampionë. Por tensionet nuk kanë munguar në “Feti Borova” në kryeqytet. Deborah Keçi, drejtoresha e përgjithshme e klubit sportiv Tirana, në përfundim të ndeshjes ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit, edhe për shkak se duket se nuk i ka mbajtur dot nervat.

Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por drejtoresha e ka marrë sërish fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit. Edhe trajneri i Tiranës e ka ndjekur drejtoreshën në gjestin e shëmtuar. Pa mbylljes së ndeshjes pati reagime edhe nga tifozët e Trians, të cilët reaguan gjithashtu duke hedhur shishe në fushë në shenjë proteste për gjyqtarin e ndeshjes.

Videoja është bërë virale në në rrjetet sociale dhe ka pasur shumë reagime. Deborah Keçi u vendos në drejtimin e Tiranës, klubit më të madh shumësportësh në vendin tonë, në tetor të 2020-ës. Ajo është një ish-kampione noti, madje këtë vit ishte edhe pjesë e kastit të “Dancing Ëith The Stars” .

Disa ditë më parë skandali ishte në Kampionatin kombëtar të basketbollit për femra, ku në ndeshjen në të cilën Partizani mundi 86-83 Tiranën, të dyja kampet që janë përfshirë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar grushtat mes basketbollisteve.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Debora vetë: 24/04/2023 19:23

    Dashnorja e Lalit, ka guxim dhe kërcënon arbitrin ????

    Përgjigju
  • joni: 23/04/2023 23:05

    Kjo rrugace patronazhiste e rilindjes ae sufllaqes

    Përgjigju
  • Meri: 23/04/2023 21:37

    Veprimi i kësaj zonje,tregon edukatën që ka mar në familje,shoqëtia shqiptare ka falimentuar.

    Përgjigju
  • Ilii ecem vete: 23/04/2023 21:03

    Kjo ben dhe si sportiste vete. Po nga shoqja e veliajt filloi me fushatë dhe e vuri ai ne kete pozicion. Tani ben si figurante madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?