Taulant Seferi ka shënuar golin e 12-të në elitën e Ukrainës me Vorskla Poltava. Skuadra e shqiptarit fitoi 0-2 me Lviv në transfertë, me duelin që vlente për javën e 26-të në kampionat. Në minutën e 57-të, ish-sulmuesi i Tiranës shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke hapur suksesin për të tijtë.
Në minutën e fundit ishte Sklyar që arkivoi tri pikët për Vorsklën, me skuadrën ukrainase që mban vendin e shtatë në renditje me 33 pikë. Në sezonin e parë në Ukrainë, Seferi ka shkëlqyer me 12 gola duke mbajtur vendin e dytë në listën e golashënuesve.
Forma e mirë ka bërë që Seferi të jetë pjesë e sulmit të Kombëtares, me trajnerin Sylvinho që pritet ta ftojë edhe në dy ndeshjet e qershorit.