PAMPLONA, Spanjë - La Liga e futbollit është në raundin e dytë. Në stadiumin 'El Sadar' vendasit e Osasunës mposhtën 1-0 Valencian. Sfida u zhbllokua pas vetëm nëntë minutave lojë nga Ante Budimir.
Një aksion i mirë nga Osasuna dhe krosimi i Rosier, bëri që shtatëlarti kroat të kërcente me forcë dhe me kokë e ndali sferën në rrjetë. 'Malorja' për miqtë vijoi në minutën e 22-të, kur Gaya la Valencian me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq.
Paçka se trajneri Corberan hodhi në fushë një ekip sulmues në pjesën e dytë, goli i barazimit nuk erdhi dhe ishte Osasuna që gëzoi tri pikët. Osasuna merr tri pikët e para për këtë sezon, pas humbjes minimale me Real Madrid një javë më parë.
Nga ana tjetër Valencia siguron humbjen e parë, pasi më herët kishte barazuar 1-1 kundër Real Sociedad. Duket se Valencia edhe këtë sezon do vuajë për mbijetesën në La Liga.
? Ante Budimir header from the centre of the box.
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 24, 2025
?? Osasuna 1-0 Valenciapic.twitter.com/qQHq7t7zh7
Komente
