VIDEO/ Shefi i kompanisë ajrore ‘RYANAIR’ goditet me tortë: Me krem, e preferuara ime

8 Shtator 2023, 14:54| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 14:57

  • Share

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, u godit me tortë më fytyrë nga dy aktiviste.

Sulmi ndodhi jashtë selisë së Komisionit Europian në Bruksel, ndërsa ai përgatitej të mbante një konferencë shtypi dhe t’i dorëzonte një rezolutë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen.

Në videot që janë publikuar, dëgjohet një nga aktivistet që i thotë “Mirë se erdhe në Belgjikë” dhe “ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”. Më pas i hedhin tortën në fytyrë.

Sipas Sky News, O’Leary u përpoq ta kalonte me shaka, duke u thënë gazetarëve: “I dua tortat me krem, ato janë të preferuarat e mia”.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?