Sport

VIDEO/ Shënoi autogol dhe gol, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot pas barazimit në shtesë kundër Kroacisë

20 Qershor 2024, 10:35| Përditesimi: 20 Qershor 2024, 11:38

  • Share

Mesfushori Klaus Gjasula u aktivizua në minutën e 72-të të sfidës kundër Kroacisë.

Në minutën e 76-ën ai shënoi autgol duke kaluar në avantazh kundërshtarët. Teksa kjo u duk sikur sfida kundër Kroacisë u mbyll, ‘i urryeri’ u kthye në hero pasi shënoi golin e barazimit për Kombëtaren Shqiptare në vetëm në pak minuta.

Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale përfshirë edhe vëllain e tij Jurgen Gjasula.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai publikoi dy video të momentit të realizimit të golit për Kombëtaren teksa ka shpërthyer në lot.

“Nuk kam fjalë, jam shumë krenar për ty vëllai im”, shkruan Jurgeni i cili dikur ka qenë mesfushor dhe ka luajtur prej vitesh në Gjermani.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?