Moment nga ndeshja

Sport

VIDEO/ Sherr, karton i kuq dhe supergol! Argjentina mposht 0-1 Uruguain, një pikë e kualifikon në Botërorin 2026

22 Mars, 10:31| Përditesimi: 22 Mars, 10:35

  • Share

MONTEVIDEO - Argjentina fitoi 0-1 kundër Uruguait në shtëpinë e këtyre të fundit dhe i jep fund ecurisë pa fitore në tre ndeshjet e fundit larg fushës së tyre. Kampionët në fuqi të botës janë pranë kualifikimit në Kupën e Botës 2026 dhe një barazim të martën kundër Brazilit do i dërgonte edhe zyrtarisht në turneun e shumëpritur.

Pa Lionel Messin apo edhe Lautaro Martinez të lënduar, ndeshja u vendos nga supergoli i Thiago Almada në minutën e 68-të, kjo pas asistit të Julian Alvarez. Tri pikët e dërgojnë skuadrën 'Albiceleste' në kuotën e 28 të tillave për kreun e grupit në zonën e Amerikës Latine.

Nën një atmosferë të zjarrtë edhe nga zhurma e tifozëve, sfida ishte me ritëm dhe raste. Në fushë nuk munguan as përplasjet mes lojtarëve apo kartoni i kuq. Ishte Nico Gonzales në minutën e 90+5 që la miqtë me një lojtar më pak.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?