VIDEO/ Sherr masiv në derbin e shqiptarëve në Shkup! Kaos dhe dhunë, forcat speciale futen në fushë! FFM i jep fitoren Shkëndijës

9 Nëntor 2022, 14:36| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 17:00

  • Share

Një derbi mes 2 skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës, ka përfunduar në kaos dhe dhunë.

Ndeshja është ndërprerë pasi pas golit të shënuar nga Shkëndija disa nga tifozët e Shkupit u futën në fushë dhe filluan ti sulmojnë futbollistët kundërshtarë. Në fushë u futën më pas edhe forcat speciale.

Sfida e vlefshme për kupë u zhbllokua nga miqtë tetovarë në minutën e nëntë. Por ky gol shkaktoi zemërim të madh tek ultrasit vendas. Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat” jo vetëm kanë hedhur tymuese dhe flakadanë ndaj futbollistëve miq, por disa janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës.

Hera herës në derbin shqiptar të Maqedonisë ka përplasje të tilla. Ndonëse këtë hera sherri ndodhi mes ‘Shvercave’ dhe futbollistëve në rastet e tjera tifozëritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo pavarësisht se në shumë raste personazhe të njohur të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.

Futja e tifozëve të Shkupit në fushë dhe përleshja me lojtarët e Shkëndijës i ka kushtuar kryeqytetasve të Maqedonisë së Veriut humbjen 0-3 në tavolinë. Ndeshja e Kupës në vendin fqinj rezervoi përballjen mes shqiptarëve, me duelin që nuk shkoi siç duhet dhe në fushë prodhoi skena të shëmtuara. Veç humbjes në tavolinë, Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka detyruar Shkupin që të luajë jashtë fushe në Kupë dhe kampionat, në një stadium 100 kilometra larg impiantit në Çair.

Ora 16:56
ZYRTARE/ Tifozët u futën në fushë dhe u përleshën me lojtarët e Shkëndijës, FFM dënon Shkupin dhe i jep fitoren tetovarëve

Futja e tifozëve të Shkupit në fushë dhe përleshja me lojtarët e Shkëndijës i ka kushtuar kryeqytetasve të Maqedonisë së Veriut humbjen 0-3 në tavolinë. Ndeshja e Kupës në vendin fqinj rezervoi përballjen mes shqiptarëve, me duelin që nuk shkoi siç duhet dhe në fushë prodhoi skena të shëmtuara. Veç humbjes në tavolinë, Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut ka detyruar Shkupin që të luajë jashtë fushe në Kupë dhe kampionat, në një stadium 100 kilometra larg impiantit në Çair.

Ora 16:24
VIDEO/ Futja e tifozëve në fushë dhe dhuna në ndeshjen Shkupi - Shkëndija, federata e futbollit mbledhje urgjente në Maqedoninë e Veriut! Pritet ndëshkim i rëndë

Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut po mbahet një mbledhje urgjente e Komisionit të Garave, ku do merret vendimi përfundimtar për ndeshjen e ndërprerë të çerekfinaleve në Kupën e Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkendijës.

Është e qartë se çështja do të shkojë në Komisionin e Disiplinës dhe pritet që fusha në stadiumin e Çairit të pezullohet automatikisht. Ndeshja u ndërpre në minutën e nëntë kur tifozët e Shkupit u futën në fushë për t'u përballur me Dashmir Elezin, i cili shënoi gol për Shkëndijen. Pas kësaj ndodhi një përleshje e ashpër, me policinë që ndërhyu për të qetësuar kaosin dhe gjyqtari Jovan Kaçevski vendosi ndërprerjen e ndeshjes me rezultatin 0-1 pas vetëm nëntë minutash lojë. Sjellja e tifozëve në një derbi shqiptarësh duket e papranueshme.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?