VIDEO/ ‘Shikoj hije’, Erjola mbulohet me 'miell' dhe qan me ngashërim! Meri: Ka fantazma këtu

1 Shkurt, 07:43| Përditesimi: 1 Shkurt, 13:34

  • Share

Erjola Doçi është parë në sallonin e shtëpisë së Big Brother mbuluar me pudër dhe duke qarë me ngashërim. Ajo shprehet se ka parë hije nëpër shtëpi dhe ka ndjesi frike dhe ankthi herë pas here.

Kjo gjë i ka shokuar banorët të cilët e kanë nxjerrë në oborr dhe janë munduar ta qetësojnë. Kjo situatë është parë me shqetësim edhe nga ndjekësit e formatit të cilët kanë shprehur keqardhje për banoren.

Erjola: Më demoralizon o Meri. Për shpirt të babait, isha ulur aty desh me ndali frymë.

Meri Shehu: Unë kam ndjerë fantazma në shtëpi. E kapi fantazma këtë (për Erjolën)

Erjola: Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë se nuk e kam ndarë me njerëz.

Romeo: Mos u fikso me këto gjëra.

Erjola: Nuk fiksohem, ka vite ky muhabet. Edhe natën...Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup.

Teksa qante më dënesë, Ilnisa ka ndërhyrë me kryerjen e një rituali fetar që synon të sjellë qetësi dhe mbështetje për Erjolën.

Nga ana tjetër Meri thotë me batutë se ndjen energjie fantazmash në shtëpi.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?