VIDEO/ Shikoni se çfarë bën tornado në Palinuro të Italisë, shezlongët dhe çadrat fluturojnë në ajër, klientët ikin

15 Shtator, 08:41| Përditesimi: 15 Shtator, 08:45

  • Share

 Itali- Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë dimrin më herët në disa zona të kontinentit, përfshi edhe Shqipërinë. Por më të goditurat deri tani raportohet se janë SHBA-të dhe Italia.

Në këtë të fundit dëbora ka mbuluar Alpet që në muajin Shtator, kurse në bregdet regjistrohen stuhi, deri dhe ciklone dhe tornado, kurse në qytete shira të rrëmbyeshëm, erë e fortë deri në 130 km në orë dhe përmbytje.

Një stuhi e papritur goditi edhe plazhin e “Hotel Saline” në Palinuro, duke zbardhur e shtuna, në zemër të Parkut Kombëtar Cilento.

Fenomeni u kap nga kamerat e vëzhgimit të hotelit, të cilat dokumentuan forcën e vorbullës, me çadra dhe shezllone të rrëmbyera nga era e fortë, që raportohet se ishte me forcë mbi 130 km në orë dhe fluturoi gjithçka në ajër, siç shihet edhe në këtë video të “La Repubblica”.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?