Japoni- Tajfuni “Shanshan” në Japoni po shkakton shkatërrime në masë dhe viktima, teksa miliona njerëz janë evakuuar si masë sigurie.
Problematikat kanë qenë nga më të ndryshmet, teksa edhe kompanitë ajrore kanë vuajtur incidente si ky në video.
Një fluturim “Jeju Air” u detyrua të ndërpresë uljen e tij për shkak të erërave të forta të krijuara nga tajfuni. Në videon e postuar në rrjetet sociale - dhe e shpërndarë nga dhjetëra përdorues – e publikuar edhe nga “La Repubblica”, shihet vështirësia që has avioni gjatë afrimit përfundimtar në aeroportin Fukuoka, në veri të ishullit Kyushu.
Shpërthimet e stuhisë bënë që avioni të lëkundet në mënyrë të rrezikshme, duke e detyruar pilotin të shtyjë uljen dhe të rifitojë lartësinë e duhur për të gjetur ekuilibrin ajror. Nuk raportohet për viktima dhe të dëmtuar dhe as se sa persona ishin në bord, të cilët përjetuan panik.