Sociale

VIDEO/ Shikoni si e mbrojnë shalqirin nga i ftohti, fermerët e Divjakës! Kultivojnë 770 hektarë, dy herë më shumë se vjet

19 Mars, 16:41| Përditesimi: 19 Mars, 17:25

  • Share

DIVJAKE- Kultivuesit e shalqinit në zonën e Divjakës po përdorin metoda tradicionale për të ruajtur bimët nga ndikimi negativ i kushteve të motit. Këtë vit janë mbjellë plot 770 hektarë shalqi dhe të gjitha bimët janë futur në tunele plastmasi, aq sa është e vështirë të gjesh parcela të zbuluara. Sipërfaqja këtë sezon është rritur me 300 hektarë më shumë se sa vitin e kaluar dhe gjithë prodhimi shkon për eksport.  

Kjo mënyrë tradicionale për të ruajtur bimën nga i ftohti ka disa avantazhe pasi prodhimi del në treg më herët se sa në zonat e tjera të vendit dhe gjithçka përkthehet në përfitim për fermerët, pasi një kilogram shalqi shitet me 50 deri në 70 lekë. Çmimi i lartë i vitit të kaluar solli dyfishimin e siperfaqes këtë sezon.

Gjithsesi, sipërfaqet e shtuara të këtij viti, në mungesë të kontratave me grumbulluesit, duke ia lënë si çdo vit spontanitetit mund të çojnë në efektin e kundërt, rënien e çmimit të shitjes pasi nga pjekja teknike fruti kalbet më shpejt.

Ruajtjen e bimëve nga i ftohti me tunele plastmasi, fermerët këtë vit po e eksperimentojnë dhe në kultura të tjera, si patatja.

Fermerët në fushat e Divjakës po avancojnë në aplikimin e alternativave të teknologjive bujqësore por nevojitet dhe ndihma e specialistëve që duhet t'i orientojnë drejt një bujqësie të qendrueshme e fitimprurëse.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?