Në "San Siro" Milani fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e pestë në Serie A. Dueli nisi me 25 minuta vonesë, kjo pas rebeshit dhe motit jo të mirë në Milano. Do duhej minuta e tetë që Leao të shënonte golin me vlerën e tri pikëve, kjo pas asistit të Giroud. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e luftuar, me skuadrat që në fund u pajtuan me këtë rezultat. Ky sukses i çon kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe Interi kryesues me një ndeshje më pak.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Milan harron Interin dhe mposht Veronën mes rebeshit, Juventusi turpërohet nga Sassuolo! Lazio 'ngec' në shtëpi (Renditja)
S.Dh/ReportTv.al