Erion Braçe

Politikë

VIDEO/ Shkarkimi i Veliajt dhe shpallja e zgjedhjeve në Tiranë, Erion Braçe: Duhej respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është themelore

2 Tetor, 17:19| Përditesimi: 2 Tetor, 17:23

  • Share

Presidenti Bajram Begaj dekretoi dje datën e zgjedhjeve në Tiranë, bashkë me zgjedhjet në disa bashki të tjera. Presidenti shpalli dekretin edhe pse Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim për pezullim të vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut.

Në një intervistë për TemA, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, komentoi procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku deri tek dekreti i presidentit. Braçe tha se, pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

"Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi", thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të Bashkisë. Braçe beson se, para se të mbërrinte në këshillin bashkiak apo edhe më tej, çështja duhej diskutuar brenda Partisë Socialiste.

“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, nuk ishte një çështje që duhej diskutuar me kontributin e gjithë kundërshtarëve apo armiqve – apo quajini si të doni… Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… ta trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe kur kërkon ta largosh, duhet ta trajtosh me dinjitet…” – thotë ndër të tjera Braçe.

Ndiqni në video pjesë nga intervista e deputetit socialist Erion Braçe për gazetën TemA.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?