Argjentina ka fituar 0-5 me Emiratet e Bashkuara Arabe në provën gjenerale para Botërorit të Katarit. Në "Bin Zayed Stadium" të Abu Dhabi-t, kombëtarja e Lionel Scalonit fitoi bindshëm testin miqësor. Dueli u hap nga Alvarez në minutën e 17 pas asistit të Leo Messit. Më pas ishte radha e Di Maria për të shënuar dopietë në minutat 25 dhe 36, teksa ylli i Juventus do asistonte për Messin në minutën e 44 për rezultatin 0-4.
Pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, teksa goli i Correa në të 60 minutë vendosi sfidën 0-5. Duket se Argjentina është në formë të mirë, me dyshen Messi - Di Maria që kanë treguar nivel të lartë loje. Në grupin C të Botërorit, Argjentina luan me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Botërori nis në 20 nëntor.