Bota
Top 24

Video/ Shkon të grabisë me armë fëmijët e shkollës, momenti dramatik kur mamaja-police ekzekuton të riun në Brazil

14 Maj 2018, 09:02| Përditesimi: 14 Maj 2018, 10:22

  • Share

KUJDES! PAMJE SHQETESUESE!

Ky është momenti kur një i ri i armatosur që u përpoq të grabiste fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët po prisnin jashtë një shkolle në San Paolo të Brazilit u qëllua nga një mama e cila në fakt ishte një police jashtë shërbimit.

Kamerat e sigurisë jashtë shkollës private në San Paolo filmuan momentin dramatik të shtunën në mëngjes rreth orës 8.

Policja ushtarake Katia da Silva Sastre, 42 vjeçe, nxorri një pistoletë nga çanta e saj dhe e qëlloi tre herë personin e armatosur, që u identifikua si Elivelton Neves Moreira, 21 vjeç.

Oficerja Sastre është celebruar si heroinë për aktin e saj të trimërisë nëpërmjet një ceremonie zyrtare nga guvernatori i San Paolos Márcio França të dielën.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?