Momenti kur Fernando Alonsos i mbetet timoni në dorë

Sport

VIDEO/ Shmanget aksidenti në Formula 1, Fernando Alonsos i mbetet timoni në dorë

12 Prill, 12:10| Përditesimi: 12 Prill, 12:12

  • Share

BAHREIN - Formula 1 zhvilloi provat e lira të premte për Çmimin e Madh të Bahreinit, të cilat u dominuan nga McLaren. Një rast i çuditshëm që po hetohet ndodhi me pilotin e Aston Martin, veteranin Fernando Alonso.

Gjatë provave të tij, në momentin kur spanjolli veteran duhet të merrte një kthesë në të djathtë, timoni i "njëvendësesh" doli nga pozicioni dhe i mbeti në dorë Alonsos. Ky moment është duke u hetuar nga skuderia në fjalë, pasi një ndodhi e tillë mund të sillte një aksident në pistë. Situatë kjo që u kujtoi të gjithëve aksidentin fatal që i solli vdekjen Airton Senës në maj të vitit 1994.

Sa i takon provave të lira, ishte McLaren që dominoi me dy pilotët e saj. Oscar Piastri e mbylli me kohën 1:30.505, teksa me 154 të mijëtat më pas u rendit shoku i tij i skuadrës, Lando Norris. Pas tyre Russel, Leclerc dhe Antonelli.

Sot (e shtunë) në orën 14:00 do të mbahet sesioni i tretë i lirë, ndërsa në orën 18:00 do të nisin kualifikueset. Gara do të fillojë të dielën në orën 17:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?