MotoGP ka zhvilluar Çmimin e Madh të Francës. Në pistën e La Mans, triumfues doli italiani i Ducati-t, Marco Bezzecchi. Në podium pas tij Martin dhe Zarco po të Ducatit. Në pistën e Francës në dy raste është shmangur tragjedia pas përplasjeve të rënda, teksa ka pasur edhe grushta dhe të shtyra mes pilotëve.
Fillimisht ishin Bagnaia dhe Vinales, që po kryesonin garën dhe u përplasën me njëri-tjetrin për të përfunduar jashtë pistës. Vinales pas rastit të përplasjes iu hakërrye Bagnaias, me palët që u konfliktuan me forcë dhe të shtyra mes tyre.
Pas tyre, një tjetër incident në pistën e La Mans. Ishte Luca Marin që u përplas me Alex Marques. Ky i fundit rrezikoi të humbte jetën në pistë, pasi rrëzimi ka qenë në mes të rrugës dhe me pilotët e tjerë që kaluan me shpejtësi në pjesën e drejtë të pistës. Spanjolli u largua me këmbë dhe duar nga gara, duke shpëtuar jetën në një moment që mbërtheu fansat nga paniku.