Momenti kur Sandra Manuela Da Costa Macedo bie nga ballkoni

Bota

Video shokuese/ Po bënte selfie, mamaja e dy fëmijëve bie nga kati i 27

13 Tetor 2018, 19:42| Përditesimi: 13 Tetor 2018, 19:46

  • Share

Nuk ka dyshim që njerëzit po rrezikojnë jetën çdo ditë e më shumë, vetëm për të bërë foton perfekte. Një nënë e re ka rënë nga kati  i 27-të i një ndërtese teksa po bënte selfie në ballkon. Sipas mediave lokale, Sandra Manuela Da Costa Macedo ishte sipër kangjellës së ballkonit në momentin që humbi ekulibrin.

Në videon e mëposhtme shihet momenti shokues kur vajza e re, nënë e dy fëmijëve vetëm 27 vjeç ka rënë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në El Cangrejo, Panama.

“Ajo është çmendur! Shikoni atje, atje, e sheh po bie!”- dëgjohet teksa thotë një qytetar që filmoi videon. Ambulance erdhi për të mbledhur trupin e saj. Nëna e re kishte shkuar në Panama të punonte si mësuese.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?