Radari shënon shpejtësinë në autostradën Durrës-Tiranë

Kronikë

VIDEO/ Shpejtësi e çmendur në autostradën Durrës-Tiranë, kapen 'pilotët' me 179 km/h

30 Qershor 2018, 09:18| Përditesimi: 30 Qershor 2018, 09:30

  • Share

Si çdo fundjavë tjetër Policia Rrugore në kuadër të aksionit për parandalimin e aksidenteve, ka zhvilluar një aksion në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë pikasur drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe pavarësisht reshjeve të shiut dhe riskut të lartë për aksident.

Për pasojë janë pezulluar 18 leje drejtimi.

Në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti.

143 - 179 Km/h . E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge. 18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjesit.

Pavaresisht masave represive te nderrmara nga Policia Rrugore e Tiranes, perseri gjate diteve te javes e kryesisht ne fundjave ka drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin.

Festoni, argetohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit të Facebook

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?